Hamza uron Ditën e Veteranit: Kosova është e lirë, sepse ju nuk u dorëzuat - NACIONALE

Hamza uron Ditën e Veteranit: Kosova është e lirë, sepse ju nuk u dorëzuat

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka falënderuar të gjithë luftëtarët e lirisë për kontributin e dhënë gjatë luftës, me rastin e Ditës së Veteranit,

Hamza shkroi se sot dhe gjithmonë do ketë nder dhe respekt për sakrificën, për çdo plagë, çdo natë roje dhe çdo jetë të dhënë për Kosovën, transmeton Klankosova.tv..

“Kosova është e lirë, sepse ju nuk u dorëzuat. Faleminderit për kontributin tuaj, familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së”.

“Sot dhe gjithmonë, nder dhe respekt për sakrificën tuaj, për çdo plagë, çdo natë roje dhe çdo jetë të dhënë për Kosovën. Veteranë të UÇK-së, urime dita juaj. Lavdi të rënëve për lirinë tonë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme