Hamza uron Ditën e Kushtetutës: PDK mbetet e përkushtuar në respektimin dhe mbrojtjen e aktit më të lartë juridik
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët për Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Ai ka vlerësuar se Kushtetuta përbën aktin më të lartë juridik dhe politik të shtetit, mbi të cilin mbështetet rendi demokratik dhe garantohet mbrojtja e të drejtave të çdo qytetari.
“Kushtetuta mbetet udhërrëfyesi ynë për ndërtimin e një shteti ligjor, të drejtë dhe të barabartë”, është shprehur Hamza, duke shtuar se është domosdoshmëri zbatimi i plotë në çdo rrethanë.
“Në këtë ditë të rëndësishme, riafirmojmë përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për respektimin dhe mbrojtjen e këtij akti në çdo kohë dhe rrethanë. Gëzuar Dita e Kushtetutës!”, ka theksuar Hamza.