Hamza: Thaçin dhe bashkëluftëtarët e tij i presim më 16 shtator në Prishtinë - NACIONALE

Hamza: Thaçin dhe bashkëluftëtarët e tij i presim më 16 shtator në Prishtinë

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga, duke shprehur mbështetje për të dhe bashkëluftëtarët e tij.

Hamza i ka cilësuar emocionuese fjalët e Thaçit, duke thënë se ai vazhdon të flasë me krenari për luftën çlirimtare dhe me besim në drejtësi.

Sipas kreut të PDK-së, kontributi i Thaçit për lirinë dhe shtetin e Kosovës nuk mund të zhbëhet nga proceset gjyqësore apo distanca.

“Hashim Thaçi, ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë, si çlirimtarë, bashkë me mbi një milion shqiptarë që presin kthimin tuaj në atdhe”, ka shkruar Hamza.

Ai e ka përmbyllur postimin me mesazhin: “Liria ka emër!”.

Lajme të ngjashme