Hamza takon Prattipatin: Bllokada e Kuvendit duhet të marrë fund - NACIONALE

Hamza takon Prattipatin: Bllokada e Kuvendit duhet të marrë fund

3 ditë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur në takim ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas PDK-së, ata diskutuan për zhvillimet politike, konstituimin e Kuvendit dhe ruajtjen e stabilitetit institucional.

Hamza shprehu shqetësim për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit, duke thënë se veprimet e partisë së parë kanë thelluar krizën dhe kanë prodhuar shkelje kushtetuese.

Ai kërkoi që bllokada të përfundojë dhe përgjegjësia për krijimin e institucioneve të ushtrohet pa vonesa, në përputhje me Kushtetutën dhe procedurat parlamentare.

Në takim u theksua edhe rëndësia e partneritetit strategjik Kosovë–SHBA dhe e koordinimit me aleatët ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme