Hamza takon pensionistët: Pensionet e moshës rriten për 70%, Kosova mundet ma mirë për të gjithë ata që punuan për të
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka takuar pensionistët, për të cilët ka thënë se do t’ua siguroj një jetë më të rehatshme.
Ai ka thënë se do të rriten pensionet e moshës për 70 për qind.
Shkrimi i tij:
Një jetë të tërë punuan për vendin, duke ua bërë rrugën më të lehtë gjeneratave të reja. Një jetë më të rehatshme do ua sigurojmë të gjithë pensionistëve në Kosovë.
Pensionet e moshës rriten për 70%.
Pensionet kontributdhënëse rriten të përshkallëzuara sipas viteve të punës.
Qendrat për Kujdesin e të Moshuarve ndërtohen në çdo regjion të Kosovës.
Furnizim i sigurt dhe i vazhdueshëm me medikamente për të moshuarit.
Kosova mundet ma mirë për të gjithë ata që punuan për të!