Hamza takon ambasadorin Walker: Kontributi i tij për Kosovën është i jashtëzakonshëm - NACIONALE

Hamza takon ambasadorin Walker: Kontributi i tij për Kosovën është i jashtëzakonshëm

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, sot ka takuar ish-shefin e misonit veshgues të OSBES-së, ambasadorin William Walker.

Ai ka bërë me dije se ambasadori Ëalker është pranë Kosovës ashtu siç ishte edhe në janarin e vitit 1999.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se kontributi i ambasadorit Ëalker për Kosovën është i jashtëzakonshëm.

“Ditën e sotme e nisa me mikun e madh të Kosovës, Ambasadorin William Walker. Në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, Ambasadori Ëalker është pranë nesh, ashtu siç ishte edhe në janarin e vitit 1999, kur me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur. Miqësia dhe kontributi i Ambasadorit William Walker për Kosovën janë të jashtëzakonshme. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën, Ambasador!”, ka shkruar Hamza.

Lajme të ngjashme