Hamza takon ambasadorin e Finlandës: Kosova të gjitha sfidat i ka përballuar dhe tejkaluar me përkrahjen e aleatëve - NACIONALE

Hamza takon ambasadorin e Finlandës: Kosova të gjitha sfidat i ka përballuar dhe tejkaluar me përkrahjen e aleatëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Hamza ka thënë se Kosova të gjitha sfidat i ka përballuar dhe tejkaluar me përkrahjen e aleatëve, duke aluduar në krisjen e raporteve të Qeverisë Kurti me aleatët.

Shkrimi i tij:

Ditën e sotme e nisa me një takim me Ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen. Finlanda është një mike e Kosovës dhe një përkrahëse e madhe e integrimit tonë euroatlantik. Ne biseduam për zhvillimet politike në vend, për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Kosova, të gjitha sfidat e deritashme, duke u bërë partnere konstruktive, i ka përballuar dhe i ka tejkaluar me përkrahjen e aleatëve!

Lajme të ngjashme