Hamza takohet me Ramën: Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, ma mirë janë të gjithë shqiptarët - NACIONALE

Hamza takohet me Ramën: Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, ma mirë janë të gjithë shqiptarët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Hamza ka thënë se janë takuar për festën e 28 nëntorit.

“Në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama për festën e madhe të 28 Nëntorit. Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë.

Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, #mamirë janë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë!” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme