Hamza takohet me pesë ambasadorë evropianë - NACIONALE

Hamza takohet me pesë ambasadorë evropianë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, njëherësh kandidat për kryeministër, është takuar me pesë ambasadorë evropianë.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetin social facebook.

Postimi:

Me ftesë të Ambasadorit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, një takim të përbashkët dhe shumë domethënës kisha me pesë ambasadorë evropianë.

Me Erikun dhe kolegët e tij, ambasadoren Karin Lobezo, ambasadorët Johanes Westerlund, Grégoire Cuvelier dhe Matti Nissinen, kishim rastin të bisedojmë për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, për planet e mia për qeverisjen e re që presim të sjellë një ndryshim rrënjësor dhe të domosdoshëm, sidomos në koordinimin me aleatët.

Ambasadorëve ua shpreha nevojën e përkrahjes së Republikës së Kosovës në votimin për Këshillin e Europës. Përkundër polarizimeve politike, peizazhi politik kosovar, pozitë dhe opozitë, qëndron unik për nevojën e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

Po ashtu, ne duhet ta rrisim ndërveprimin që të sjellim investime ekonomike dhe përkrahje diplomatike në fazën e ardhshme të integrimeve euroatlantike.

Lajme të ngjashme