Hamza takohet me bashkatdhetarët në Mynih: Kosova mundet ma mirë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka takuar bashkatdhetarët në Munich.
Hamza ka shkruar se pas takimit me studentët shqiptarë, është takuar mebashkatdhetarët tanë që punojnë dhe veprojnë në këtë qytet.
“Pritja e dytë e jashtëzakonshme brenda ditës në Munich. Pas takimit me studentët shqiptarë, tani takova bashkatdhetarët tanë që punojnë dhe veprojnë në këtë qytet. Edhe pse takimi ishte tjetër, entuziazmi, besimi dhe porosia ishin të njëjta: Kosova mundet ma mirë! Ju falënderoj përzemërisht për përkrahjen e madhe, DIASPORË!” – ka shkruar Hamza.