Hamza: Qeveria të tregojë bazën ligjore për milionat e transferuara në KOSTT - NACIONALE

Hamza: Qeveria të tregojë bazën ligjore për milionat e transferuara në KOSTT

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka folur në T7 për situatën ekonomike në Kosovë dhe një sërë temash tjera si dialogu dhe kriza me energji elektrike.

Mes tjerash, Hamza ka kritikuar qeverinë e vendit për mostransparencë në pagesat e që kjo e fundit i ka bërë KOSTT-it.

Ai ka kërkuar nga qeveria llogaridhënie rreth bazës ligjore se si ka ardhur deri tek transferimi i mjeteve.

"Furnizimin me energji elektrike po e paguajmë shumë. Përveç faktit që ne paguajmë, ka mungesë transparence dhe përveç mungesës së transparencës, është mirë të sqarohet baza ligjore në mënyrën se si paguajmë, importet e energjisë elektrike dhe devijimi i energjisë elektrike që është duke ndodh në veri. Bëhet fjalë për shumë miliona, është mirë të sqarohet baza ligjore se si janë transferuar këto fonde, a janë planifikuar në buxhet, a janë pjesë e buxhetit", tha Hamza.

Lajme të ngjashme