Hamza përfundon serinë e punëtorive për program: Diaspora është plot me ide - NACIONALE

Hamza përfundon serinë e punëtorive për program: Diaspora është plot me ide

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka realizuar punëtorinë e fundit për programin e tij.

Këtë seri të takimeve me qytetarët ai e ka përfunduar me një takim me diasporën e Kosovës në Zvicër.

Ai ka bërë me dije se diaspora është plot me ide dhe përvojë për zhvillimin e vendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se diasporës është fuqi për Kosovën.

“Diaspora është plot me ide dhe përvojë për zhvillimin e vendit. Është e pandashme nga ne dhe lidhje e jona me botën. Është fuqi për Kosovën. Me diasporën e Zvicrës e përfundova serinë e punëtorive për programin”, ka shkruar Hamza.

Lajme të ngjashme