Hamza për 'Bordin e Paqes': E mbështesim pa rezervë këtë iniciativë - NACIONALE

Hamza për 'Bordin e Paqes': E mbështesim pa rezervë këtë iniciativë

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza deklaroi se PDK-ja e përkrah pa asnjë rezervë zotimin e Kosovës ne Bordin e Paqes kurdo që ai do të vijë për ratifikim në Kuvend.

Hamza tha se partia e tij këtë zotim dhe Bordin e Paqes në të cilin është pjesëmarrëse edhe Kosova e vlerëson si diçka pozitive.

“PDK-ja gjithmonë e përkrah me qenë Kosova aty ku janë SHBA-të. Ne e vlerësojmë si diçka pozitive dhe sigurisht që Kosova do ta japë kontributin e vetë brenda këtij bordi (Bordi i Paqes) varësisht prej asaj që kërkohet e çka janë mundësitë e Kosovës. Gjithsesi dhe pa asnjë rezervë”, tha Hamza për RTV21.

Lajme të ngjashme