Hamza pas të artës së Distrisë në Paris: Mbrëmje krenarie për Kosovën!
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas suksesit të xhudistes Distria Krasniqi, e cila sot rrëmbeu medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit.
Hamza e ka cilësuar këtë të shtunë si një "mbrëmje krenarie" për gjithë Kosovën, duke vlerësuar lart performancën e kampiones olimpike.
"Mbrëmje krenarie për Kosovën! Distria Krasniqi ngjitet sërish në majë të podiumit në Grand Slamin e Parisit. Ky sukses i saj na tregon se çdo ëndërr bëhet realitet me guxim, punë dhe vendosmëri."
I pari i PDK-së ka falënderuar xhudisten për përfaqësimin dinjitoz të shtetit.