Hamza para takimit me Kurtin: S’kemi vija të kuqe me asnjë lider politik - NACIONALE

Hamza para takimit me Kurtin: S’kemi vija të kuqe me asnjë lider politik

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Bedri Hamza i PDK-së ka shkuar në Kuvend, ku pritet të takohet me liderin e VV-së, Albin Kurti, për të bisdeuar për krijimin e instuticionëve, me ftesën e këtij të fundit.

Hamza para takimit u shpreh se s'kanë vija të kuqe me asnjë lider politik.

“Qëllimi jonë është i qartë. Konsistenca është prezentë. S’kemi vija të kuqe, jam i gatshëm me bisedu me secilin lider politik. Ne kemi garu me program, s’kemi garu me i pasë pesë ministra në këtë pozicion a në atë pozicion. Kemi garu me i rritë pagat e pensionet, me pasë ambient të mirë për bizneset, me pasë partneritet me aleatët, më i trajtu si partner, dhe shumë prioritete të tjera”, ka thënë Hamza

Lajme të ngjashme