Hamza njofton përfundimin e dy rrugëve në Mitrovicë: Ishin harruar prej vitesh
Mitrovica ka përfunduar dy rrugë të rëndësishme, “Bislim Bajgora” dhe “Agim Ramadani”, pas shumë viteve pritje, tha kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.
Kryetari Bedri Hamza theksoi se ky projekt është pjesë e angazhimit për zhvillimin e infrastrukturës dhe përmbushjen e premtimeve elektorale.
Postimi:
Mitrovica ka pritur gjatë për këto dy rrugë, të cilat ishin harruar prej vitesh në plane që kurrë nuk u realizuan.
Tani edhe rrugët “Bislim Bajgora” dhe “Agim Ramadani” i përfunduam.
Çdo projekt i realizuar dhe çdo rrugë e ndërtuar na jep krenari dhe Mitrovicën e rikonfirmon si qytet të punës, me një qeverisje që realizoi më së shumti premtime elektorale në Kosovë.
Mitrovica do të vazhdojë të ndërtojë, nderojë dhe së bashku me qytetarët të ecë përpara!