Hamza nga Munich: Afër 250 studentë shqiptarë nga universitetet më të mira gjermane iu bashkuan ekipit tim
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka njoftuar se rreth 250 studentë nga Gjermania, i janë bashkuar të shtunën ekipit të tij.
Hamza përmes një shkrimi në Facebook, ka publikuar pamje nga Munich.
“Afër 250 studentë që janë pjesë e universiteteve më të mira në Gjermani, sot në Munich iu bashkuan ekipit tim dhe përpjekjeve për ta bërë Kosovën më të mirë.
Secili prej tyre ka rrëfime të suksesit. Secili prej tyre është pjesë e kulturës dhe zhvillimit ekonomik aty ku jeton. Ata kanë arritur të integrohen, të bëhen konkurrues dhe të krijojnë ndërmarrje me dhjetëra të punësuar. Por, pandashëm, me shpirt e zemër, duan ta japin kontributin e tyre edhe për zhvillimin e Kosovës, për atdheun tonë të përbashkët.
Me diasporën, Kosova mundet ma mirë!” – ka shkruar ai.