Hamza në Washington: “Sinjal që ShBA-ja bashkëpunon me liderë konstruktivë”, thotë Maliqi - NACIONALE

Hamza në Washington: “Sinjal që ShBA-ja bashkëpunon me liderë konstruktivë”, thotë Maliqi

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti politik, Agon Maliqi, e ka komentuar vizitën e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke lexuar dy sinjale nga kjo ngjarje, sipas tij.

“Pasi që z. Hamza mori përsipër detyrën e kryetarit të PDK-së, një vizitë kështu, të themi, të parën, kontaktin e parë në këtë funksion, e shoh si vizitë të rëndësishme në kuptimin që, niveli me të cilin është takuar, është shumë i lartë”, ka thënë Maliqi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Pra, është niveli i cili merret me ne dhe ka përgjegjësinë kryesore për çështjet e Ballkanit. Kështu që e shoh të rëndësishme, e shoh si njëfarë sinjali të PDK-së pikë së pari për ShBA-në, por edhe për votuesin në Kosovë në njëfarë forme, sinjali që z. Hamza dëshiron të sinjalizojë, që PDK-ja është ajo që mund t’i rikthejë një lloj marrëdhënie të nivelit strategjik dhe të bëjë kontrast me z. Kurti”.

“Por edhe ShBA-ja që sinjalizon që është e hapur të bashkëpunojë me cilindo lider në Kosovë që e shohin si konstruktiv”.

Lajme të ngjashme