Hamza në Kuvend: Nëse rritet kostoja e prodhimit të produkteve, si ka mundësi me u ulë çmimi? - NACIONALE

Hamza në Kuvend: Nëse rritet kostoja e prodhimit të produkteve, si ka mundësi me u ulë çmimi?

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kërkuar shpjegim nga Qeveria Kurti se si është e mundur të mos rritet çmimi i produkteve esenciale, kur rritet kostoja e prodhimit të tyre.

Ai në Kuvendin e Kosovës ka komentuar Ligjin për Çmimet Tavan, duke thënë se duhet të krijohen kushte për bizneset, pasi nuk ka shtet të zhvilluar e të qëndrueshëm pa to.

“Duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk është e dëmshme, nuk është gabim, nuk është e turpshme ata që e mbrojnë Kushtetutën dhe ata që kërkojnë mos me u shkelë Kushtetuta”.

“Po folet për artikujt bazë, mbrojtjen e standardit të jetesës, më se e nevojshme,. Mos të shesim mjegull, çka rregullon ky ligj?”

“A përnime t’u thojmë qytetarëve të Kosovës që sot Kuvendi i Kosovës e aprovoi këtë ligj dhe çmimi i vajit, i bukës, i kripës, i sheqerit do të zbritet? Nëse rritet kostoja e prodhimit të cilitdo prej këtyre produkteve, si ka mundësi me u ulë çmimi?”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme