Hamza me ambasadorin e BE-së: “Qeveria e PDK-së do të angazhohet për heqjen e sanksioneve”
Bedri Hamza, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Aivo Orav, me të cilin, siç thuhet në komunikatë, u fol për “të ardhmen evropiane” të vendit.
Më tej, Hamza tha se një qeveri e udhëhequr nga PDK do të angazhohet për heqjen “sa më të shpejtë” të sanksioneve.
“Një Kosovë më e zhvilluar dhe e integruar në familjen evropiane është synimi ynë. Këtë perspektivë e diskutova sot me Ambasadorin e BE-së, Aivo Orav. Qeveria e re e udhëhequr nga PDK-ja do të angazhohet që BE-ja dhe shtetet anëtare t’i heqin sa më shpejt masat sanksionuese ndaj Kosovës, në mënyrë që vendi të përfitojë nga projektet e përafrimit me BE-në. Mbesim të përkushtuar ndaj dialogut të hapur me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, në shërbim të së ardhmes evropiane të Kosovës dhe rajonit tonë”, shkroi Hamza.