Hamza i PDK-së për Qeverinë Kurti: Është një qeveri pa rezultate
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza e ka quajtur Qeverinë Kurti si qeveri pa rezultate.
Hamza ka thënë se Qeveria Kurti kanë vazhduar qeverisjen duke përmendur që i kanë fitur 50.2% me një lavdërim të tepruar dhe duke mos u koncentruar për me i kry punët.
Ai ka thënë se ata janë koncentruar vetëm në ankesa dhe kritika në të kaluarën.
“Po vetëm se 53.7% është më shumë se 50.2%, unë kam fituar në rundin e parë, nuk janë gara të nivelit të njëjtë e kuptojë, në rundin parë në Mitrovicë 53.7%, mirëpo rezultati zgjedhor ta mundëson me hy në zyre të kryeministrit, me punu, dhe në bazë të punës pastaj elektorati prapë të vlerëson. Nuk mjafton që ti t’i fitojshë zgjedhjet, vazhdosh të qeverisës duke e përmend që unë i kom fitur 50.2% me një lavdërim të tepruar, duke mos u koncentruar me i kry punë, por duke u fokusuar vetëm në ankesa dhe kritika në të kaluarën. Është një qeveri pa rezultate.” – ka thënë Hamza në Klan Kosova.