Hamza i bashkohet thirrjes për Marshin e 12 shtatorit: “Kur Kosova pret, ne duhet të jemi aty” - NACIONALE

Hamza i bashkohet thirrjes për Marshin e 12 shtatorit: “Kur Kosova pret, ne duhet të jemi aty”

9 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, “Kosova po pret”, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Hamza ka thënë se Kosova pret 16 shtatorin, kur pritet të merret vendimi në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Po pret 16 shtatorin. Po pret të shohë se cili do të jetë vendimi në Hagë. Kosova po pret që ta ngremë zërin për çlirimtarët tanë”, ka deklaruar Hamza.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që, pavarësisht përkatësisë politike, t’i bashkohen marshit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

“Prandaj, ju ftoj të gjithëve, pa dallim partie, bindjeje apo përkatësie politike, që më 12 shtator të bashkohemi në mbështetje të tyre”, ka thënë ai.

Marshi do të mbahet më 12 shtator, duke filluar nga ora 14:00, në Prishtinë.

“Sepse kur Kosova pret, ne duhet të jemi aty”, ka përfunduar Hamza.

Lajme të ngjashme