Hamza: Gjithçka mund të duket e pamundur vetëm deri sa ta çlirojmë potencialin e të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët më të rinj për deputetë të kësaj partie.
Në këtë event ka marrë pjesë edhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.
Hamza ka thënë se gjithçka mund të duket e pamundur vetëm deri sa ta çlirojmë potencialin e të rinjve, duke shtuar se plot me energji e forcë për t’i thyer barrierat, për t’i shtyrë kufijtë së mundshmes dhe për ta sfiduar Status Quo-në ishin edhe sonte të rinjtë e PDK-së.