Hamza: Edhe këtë 1 Maj po e presim me paga të ulëta e çmime të larta, ky realitet duhet të ndryshohet - NACIONALE

Hamza: Edhe këtë 1 Maj po e presim me paga të ulëta e çmime të larta, ky realitet duhet të ndryshohet

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vlerësuar se edhe këtë 1 Maj punëtoret e Kosovës po e presin me shumë sfida.

Ai ka bërë me dije se pagat e ulëta, çmime e larta janë sfidat kryesore me të cilat përpallen qytetarët.

Në profilin e tij në Facebook, Hamza ka shkruar se ky realitet duhet të ndryshohet.

“Edhe këtë 1 Maj po e presim me shumë sfida: paga të ulëta, çmime të larta dhe një qeveri që e ka harruar punëtorin. Shumë prej jush punoni çdo ditë, por mezi ia dilni. Pa kushte të mira pune, pa siguri, pa mbështetje. Shumë familje në vendin tonë luftojnë çdo ditë për një jetë më të mirë. Ky është realiteti ynë, të cilin duhet ta ndryshojmë së bashku”, ka deklaruar Hamza.

Lajme të ngjashme