Hamza e quan "shumë shqetësuese" inflacionin 6.7% në muajin mars
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, vizitoi familjen Prekazi në Prishtinë, ku folur për krizën në koston së jetesës duke iu referuar inflacionit ditë e më agresiv.
“Është shumë shqetësuese rritja e çmimeve. Inflacioni vetëm në muajin mars ka arritur në 6.7% krahasuar me vitin paraprak… shumë produkte janë shtrenjtuar 50, 60 deri në 100 për qind”, tha Hamza.
Ai shtoi se energjia dhe karburantet po e shtyjnë ekonominë drejt presionit të vazhdueshëm mbi familjet.
Kryefamiljari Afrim Prekazi tha: “Janë rritur për 100% nxemja, rryma, uji dhe shumë shpenzime të tjera… për një familje me një të punësuar këto janë të papërballueshme”.