Hamza: Do të ofrojmë produkte të veçanta të garantimit kreditor për kompanitë eksportuese
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar fabrikën e çipsave “VIPA” në Pestovë të Vushtrrisë dhe ka theksuar angazhimin e tij për mbështetje të kompanive eksportuese.
Hamza është zotuar për një paketë mbështetjeje financiare për t’u siguruar që këto biznese të kenë qasje në kredita me kushte të favorshme dhe të kenë mundësi të zhvillojnë më tej teknologjinë e prodhimit.