Hamza bën thirrje për fushatë të qetë dhe të ndershme - NACIONALE

Hamza bën thirrje për fushatë të qetë dhe të ndershme

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për një fushatë të qet dhe te ndershme.

Në ditën e parë të fushatës zgjedhore, ai iu ka bërë thirrje partive politike që gjatë ditëve të fushatës t`i respektojnë standardet e zgjedhjeve të lira.

“Sot më 28 maj, në Ferizaj do të hapim zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e datës 7 qershor. Në orën 20:00, në sheshin te komuna e Ferizajt, ftoj të gjithë qytetarët të na bashkohen. Po hyjmë në këtë fushatë me respekt për qytetarët, me besim te demokracia, dhe me vizion të qartë për ta nxjerr Kosovën nga kriza. Prandaj, dua të iu bëj thirrje të gjitha partive politike që kjo fushatë të jetë e qetë, demokratike, me korrektësi të ndërsjellë dhe me respekt për standardet e zgjedhjeve të lira”, ka thënë Hamza gjatë një konference për media.

Lajme të ngjashme