Hamiti: Viti 2025 është vit i humbur për Kosovën - NACIONALE

Hamiti: Viti 2025 është vit i humbur për Kosovën

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, vitin 2025 e ka vlerësuar si vit të humbur.

Ai e kritikuar pushtetin aktual, duke thënë se suksesi i tyre është fatkeqësia e qytetarëve të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se Kosova është në vitin e tretë të sanksioneve.

“Viti i humbur 2025! Ndërkohë, pushtetarët e Kosovës flasin për suksese. Kanë qëndruar në pushtet. Kanë sunduar. Suksesi i tyre, fatkeqësia e qytetarëve. Jemi në vitin e tretë të sanksioneve nga BE-ja. Edhe ky sukses u përshkruhet liderëve kosovarë të këtyre viteve”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme