Hamiti: Shteti i Kosovës është në krizën më të rëndë në historinë e vet
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se shteti i Kosovës është në krizën më të rëndë në historinë e tij.
Ai ka bërë me dije se Kosova nuk ka Kuvend dhe Qeveri funksionale.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se Kosova nuk ka funksionim kushtetuese të këtyre institucioneve.
“Shteti i Kosovës është në krizën më të rëndë në historinë e vet: në bllokadë institucionale, pa Kuvend dhe Qeveri funksionale sivjet. Nuk ka funksionim kushtetues të këtyre institucioneve. Kjo ndodh në kohën kur prej vitit 2021 udhëheqës të Kosovës (presidente dhe kryeministër) janë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti”, ka shkruar ai.