Hamiti e shpërdan intervistën e Rugovës për "Der Spieger": Edhe serbët janë popull i vogël - NACIONALE

Hamiti e shpërdan intervistën e Rugovës për "Der Spieger": Edhe serbët janë popull i vogël

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, në faqen e tij zyrtare ka publikuar një faqe të revistës gjermane “Der Spieger”, për të cilën kryetari historik i LDK-së, Ibrahim Rugova, para 35 viteve sot kishte dhënë një intervistë.

Intervista titullohej “serbet po ktheheshin sërish në hakmarrës”, intervistë e bërë kjo në vigjilje të 600-vjetorit të Betejës së Kosovës.

“Nga fillimvera deri në fillimdimrin e vitit 1989, për gjashtë muaj, Dr. Ibrahim Rugova, doli e u bë prijës i pashpallur i popullit të Kosovës, në kohën kur vendi kishte mbetur pa krye: pa asnjë strukturë udhëheqjeje, pa asnjë ide për udhën që duhej marrë ndërkohë që shpërbëhej ish-Jugosllavia dhe binin kambanat e luftës”, shkruan Hamiti.

Intervista e Rugovës, e bërë me 26 qershor të vitit 1989, thoshte se “nëse Serbia përpiqet edhe më tutje ta shtypë identitetin tone kombëtarë, atëherë do të ketë kryengritje”.

Ish-presidenti legjendar i Republikës së Kosovës, në intervistën e tij shtoi edhe se "Unë vetëm mund t’i paralajmëroj serbët: edhe ata janë popull i vogël. Në të kaluarën kur në popull i vogël është përpjekur të sillet si hegjemon në Ballkan, kjo përherë ka përfunduar me tragjedinë e këtij populli”.

Hamiti thotë se “Ia vlen të lexohet e rilexohet kjo intervistë për ta njohur Ibrahim Rugovën dhe trashëgiminë e tij, që është në themelet e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës”.

Lajme të ngjashme