Hamiti: Rugova i ka prirë popullit me dije e guxim, nuk ka shkuar pas turmës - NACIONALE

Hamiti: Rugova i ka prirë popullit me dije e guxim, nuk ka shkuar pas turmës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Kosova duhet të ruajë dhe kultivojë trashëgiminë e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se trashëgimia e Rugovës është trashëgimia perëndimore.

Sipas tij, Rugova ka qenë prijës, i cili nuk ka shkuar pas turmës.

Koha kur njerëzit donin të dëgjonin çka kishte me thanë Presidenti Ibrahim Rugova, Ati Themeltar i shtetit të Kosovës. Kosova duhet të ruajë e të kultivojë trashëgiminë e Rugovës. Trashëgimi e Kosovës perëndimore, e ankoruar në Evropë, në strukturat euro-atlantike, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur doni të dini çka është mirë e çka është keq, pyetni veten: çka kishte me thanë Ibrahim Rugova? Si do të vepronte Ibrahim Rugova? Ibrahim Rugova ka qenë prijës. I ka prirë popullit me dije e guxim. Nuk ka shkuar pas turmës”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të ngjashme