Hamiti: Qeveria Kurti nuk po e konsumon pushtetin, por po e ha shtetin e Kosovës - NACIONALE

Hamiti: Qeveria Kurti nuk po e konsumon pushtetin, por po e ha shtetin e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamitaj, ka vlerësuar se raportet ndërkombëtare po e konfirmojnë atë që qytetarët e Kosovës e dinë për Qeverinë Kurti.

Ai ka treguar se pse Kosova ka rënë në 19 pozita në Indeksin e Reporterëve pa Kufij.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se VV-ja dhe Qeveria Kurti i urrejnë mediat.

Sipas tij, kjo qeveria po e ha shtetin e Kosovës.

“Kjo kastë pushtetore e kërkoi votën për sundim absolut; i urren mediat mediat e lira, jashtë kontrollit të saj. Prandaj, Kosova është sot më keq se kurrë. Qeveria e Albin Kurtit nuk po e konsumon pushtetin. Po e ha shtetin e Kosovës, të cilin po e sheh të përkohshëm, domethanë të konsumueshëm”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të ngjashme