Hamiti: Qeveria e majtë e populliste nuk sollën zgjidhje, Kosovës i duhet Qeveri e djathtë me LDK-në - NACIONALE

Hamiti: Qeveria e majtë e populliste nuk sollën zgjidhje, Kosovës i duhet Qeveri e djathtë me LDK-në

1 vit më parë

nga NACIONALE

Muhamet Hamiti, ish ambasador i Kosovës në Londër, në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar për qeverisjen katër vjeçare të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, ata premtuan zgjidhje të thjeshta për probleme të ndërlikuara, por që nuk zgjodhën problemet e vendit.

Sipas tij, Kosovës nuk i duhet qeveri e majtë që nuk zgjidh probleme, por e djathtë me LDK-në në krye.

E plotë:

Kur ishte në opozitë, Kurti me VV-në e vet, siç e kanë zakon populistët, ofronin zgjidhje të thjeshta për probleme të ndërlikuara.

Në pushtet, tash e katër vjet, nuk sollën zgjidhje as për probleme të thjeshta. Sollën veçse dështime: në ekonomi, në arsim, në shëndetësi, në kulturë, në të gjitha fushat. Sollën edhe sanksione ndërkombëtare.

E quajtën "ndryshim" këtë katandisje të Kosovës. Ndryshim është, patjetër, por për të keq.

Për ndryshim për të mirë, mbas dështimit të Qeverisë së majtë, qytetarët duhet të zgjedhin Qeveri të djathtë që e drejton LDK-ja.

Mbas 9 shkurtit, në opozitë, Kurti dhe VV-ja e tij mund t’u kthehen problemeve të ndërlikuara.

Lajme të ngjashme