Sondazhi i UBO Consulting, Hamiti: Propaganda nuk kalon - NACIONALE

Sondazhi i UBO Consulting, Hamiti: Propaganda nuk kalon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj sondazhit të publikuar nga UBO Consulting, ku VV-në e nxjerr bindshëm si partinë numër një në vend.

Zyrtari i LDK-së ka kontestuar këtë sondazh, duke thënë se ai një propagandë e pushtetit.

“Propaganda nuk kalon!”, ka shkruar Hamiti.

Sipas sondazhit të UBO Consulting, Vetëvendosje është në vend të parë me 48.5 për qind, ndërsa partia e dytë me 18.2 për qind është PDK.

Në vendin e tretë është renditur LDK-ja me 17.9 për qind, ndërsa AAK-ja me 6.8 për qind.

Lajme të ngjashme