Hamiti paralajmëron fundin e pushtetit “Krejt dhe drejt”
Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka paralajmëruar fundit e pushtetit të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.
Ai ka bërë me dije se mbarimin e mandatit aktual presidencial mund të sjell edhe përfundimin e pushtetit “Krejt dhe drejt”.
Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar për dëmet që ky pushtet ia ka sjell Kosovës.
“Fundi i pushtetit “Krejt dhe drejt”? Mbasi i fituan bashkë zgjedhjet në shkurt të vitit 2021 me moton elektorale “Krejt dhe drejt”, në krye të pushtetit erdhën Albin Kurti si Kryeministër dhe dhe Vjosa Osmani si Presidente. Pushteti ekzekutiv dhe legjislativ në këto 5 vjet ishte në duart e koalicionit të tyre. Me këtë Qeveri të Vetëvendosjes, Kosova përjetoi sanksione të ashpra financiare të BE-së për gati 3 vjet. Pushteti aktual e shkeli Kushtetutën më shumë se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë. Korrupsioni qeveritar mori hov në këto 5 vjet”, ka shkruar ai, duke shtuar se gjatë këtij pushtetit shteti ishte në paralizë institucionale.
“Shteti ishte në paralizë institucionale pothuaj gjatë gjithë vitit 2025. Gjendja s’është më e mirë as sivjet. Mandati i Presidentes Osmani po mbaron. A do të marrë fund ky pushtet “Krejt dhe drejt”? Mirë do të ishte të merrte fund, më në fund”, ka shkruar ai.