Hamiti: Nuk ka shenja për heqje të shpejtë të sanksioneve nga BE-ja - NACIONALE

Hamiti: Nuk ka shenja për heqje të shpejtë të sanksioneve nga BE-ja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se nuk ka shenja për heqjen e masave ndëshkuese nga BE-ja.

Ai ka vlerësuar se nga këto sanksione po vuajnë qytetarët e vendit dhe jo Qeveria Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se Kosova e sanksionuar po hyn në vitin 2024.

Çka i ka munguar Kosovës para qeverisjes 3-vjeçare të VV-së? Sanksionet ndërkombëtare prej miqve dhe aleatëve të Kosovës për shkak të Qeverisë. Këto sanksione po i vuajnë qytetarët e Kosovës, por jo Qeveria e vendit, prej majit të vitit që po e lëmë pas. Shenja të heqjes së tyre të shpejtë nuk ka, për fat të keq. Të sanksionuar po hyjmë në vitin e ri 2024”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme