Hamiti: Mimoza Kusari që e ka privatizu KEDS-in po e mbron Martin Berishajn
Gazetari Lavdim Hamiti ka kritikuar deputeten e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila dje në Kuvend ka mbrojtur ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Ai ia ka rikujtuar deputetes së VV-së se kur ka qenë ministre e Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë Thaçi e ka privatizuar KEDS-in.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është e çuditshme lidhja në mes KEDS dhe GEN.
“Mimoza Kusari që e ka privatizu KEDS-in per 26.3 milione euro po e mbronë Martin Berishajn 🤷♂️Të çuditshme këto lidhjet e energjetikës nga KEDS në GEN”, ka shkruar ai.