Hamiti: LVV duhet të gjejë arsyetim për mos-emërimin e ministrit të Shëndetësisë nga Qeveria Kurti - NACIONALE

Hamiti: LVV duhet të gjejë arsyetim për mos-emërimin e ministrit të Shëndetësisë nga Qeveria Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamit,është përfshirë në reagimet që po bëhen për futjen e një foshnje të vdekur në lavatriçe në Spitalin e Pejës.

Hamiti ka thënë se VV duhet të gjejë arsyetim për mos emërimin e ministrit të Shëndetësisë tash e tre muaj.

“LVV duhet të gjejë, më në fund, njëfarë arsyetimi për pamundësinë e Qeverisë Kurti për të emëruar ministër të Shëndetësisë tash e tre muaj.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai tutje shkruan: “Për dështimet e tjera të regjimit të ri fajtor kujdestar është regjimi i vjetër.”.

Ndryshe, në Spitalin e Pejësë është konfirmuar se një foshnje e vdekur është futur në lavatriçet e spitalit.

Ky rast i rëndë ka nxitur reagime të shumta të qytetarëve e të politikanëve të tjerë, teksa po akuzuohet Qeveria Kurti për mos-emërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë dhe për lënien anasht të këtij sektori.

Kujtojmë se sot janë bërë 75 ditë që Ministria e Shëndetësisë nuk ka ministër.

Lajme të ngjashme