Hamiti i LDK-së: Vendi s’ka politikë të jashtme, po i vuajmë pasojat e sanksioneve - NACIONALE

Hamiti i LDK-së: Vendi s’ka politikë të jashtme, po i vuajmë pasojat e sanksioneve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka thënë se vendi nuk ka politikë të jashtme.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se Kosova po vazhdon t’i vuajë pasojat e sanksioneve tash e tetë muaj.

“Kosova nuk ka politikë të jashtme, përveç nëse nuk e cilësojmë të tillë ftohjen deri në acarim të raporteve të Qeverisë Kurti me miqtë dhe aleatët tradicionalë të Kosovës në kohën e trazimeve të mëdha gjeostrategjike.” – ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se vendi ka dëme të pamatshme edhe në imazh.

“Kosova po i vuan pasojat e sanksioneve tash e tetë muaj, me dëme të matshme materiale - qindra milionë euro të humbura deri tani – dhe dëme të pamatshme në punë të imazhit të vendit tonë, si i vetmi shtet në këtë pjesë të Evropës i sanksionuar nga Perëndimi për fajin e Qeverisë së vet të papërgjegjshme.” – është shprehur ai.

Lajme të ngjashme