Hamiti i LDK-së ka dy pyetje për Kurtin: Sanksionet ndërkombëtare pse i kemi tash e dy vjet? - NACIONALE

Hamiti i LDK-së ka dy pyetje për Kurtin: Sanksionet ndërkombëtare pse i kemi tash e dy vjet?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka shtruar dy pyetje për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka bërë me dije se shefi i ekzekutivit duhet të tregojë pse Kosova është përjashtuar në vitin 2023 nga “Defender Europe”.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto janë për fajin e Kurtit.

“Prej “Defender Europe 23” pse u përjashtua Kosova? Sanksionet ndërkombëtare pse i kemi tash e dy vjet? Për fajin e Qeverisë së Vetëvendosjes me kryeministër Albin Kurtin”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të ngjashme