Hamiti: Çdo përpjekje për të zbehur pavarësinë e Kosovës duhet të rezistohet fuqishëm
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti ka thënë se çdo përpjekje për të zbehur pavarësinë e Kosovës duhet të rezistohet fuqishëm nga të gjitha palët.
Hamiti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se njohja e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës nga Serbia është një parakusht për normalizimin e marrëdhënieve mes dy kombeve.
“Njohja e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës nga Serbia është një parakusht për normalizimin e marrëdhënieve mes dy kombeve. Çdo përpjekje për të zbehur pavarësinë e Kosovës dhe për të minuar sovranitetin e saj për ta bërë atë të këndshme për Serbinë duhet të rezistohet fuqishëm nga të gjitha palët e interesuara”, ka shkruar ai.
