Hamiti: Albin Kurti nuk do Qeveri të cilën e mbikëqyr Kuvendi - NACIONALE

Hamiti: Albin Kurti nuk do Qeveri të cilën e mbikëqyr Kuvendi

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Albin Kurti nuk do Qeveri të cilën e mbikëqyr Kuvendi.

Ai ka bërë me dije se Kurti dëshiron qeveria pa mbikëqyrjeje parlamentare.

Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar se gjatë vitit të kaluar ka qeverisur në këtë mënyrë.

“Albin Kurti do të sundojë, jo të qeverisë. Nuk do Qeveri të cilën e mbikëqyr Kuvendi, siç e do rendi demokratik. Gjatë gjithë vitit 2025 sundoi kështu, pa mbikëqyrje parlamentare, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kosova është katandisur keq prej shkurtit të vitit 2021, kur Albin Kurti erdhi në pushtet me koalicionin e tij të ‘Shpresës’ që solli veçse zhgënjime. Ata që ia mundësuan Albin Kurtit të vijë dhe të qëndrojë në pushtet e kanë pjesën e vet të kontributit për gjendjen e mjerë të vendit tonë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme