Hamiti: Albin Kurti është kryekeqpërdoruesi i Kosovës
Zyrtari i lart i LDK-së, Muhamet Hamiti, e ka kritikuar ashpër liderin e VV-së, Albin Kurti dhe partinë e tij për keqpërdorimin e fëmijëve gjatë fushatës zgjedhore.
Ai ka bërë me dije se Albin Kurti është kryekeqpërdoruesi i Kosovës.
Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar se edhe ata që janë rreshtuar krah tij janë keqpërdorurës.
“Ky është kryekeqpërdoruesi i Kosovës! Këta që janë rreshtuar me Kurtin janë poashtu keqpërdorues”, ka shkruar Hamiti.