Hamasi e emëron udhëheqësin e ri – Khalil al-Hayya
Grupi i armatosur palestinez, Hamas, e ka zgjedhur për udhëheqës të ri Khalil al-Hayya, sipas një deklarate.
Ai e zëvendëson Yahya Sinwar-in, i cili u vra nga ushtria izraelite në Gaza në tetorin e vitit 2024, raporton televizioni BBC.
Hayya, i cili tashmë ishte duke e udhëhequr lëvizjen në Gaza nga ekzili, ishte parë gjerësisht si përfaqësues i grupit të vijës më të ashpër që kishte dalë nga lufta shkatërruese me Izraelin, e nisur para gati tre vjetëve. Ai ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Sinwar-it dhe shihet si vazhdimësi e vijës politike që nga i ndjeri, Ismail Haniyeh.
Si kryenegociator i Hamasit, Hayya kishte fituar vëmendje ndërkombëtare duke i udhëhequr delegacionet e grupit në bisedimet e tërthorta për armëpushim e duke u takuar me ndërmjetës në Egjipt e Katar.
Ai rishtazi kishte marrë përgjegjësi më të mëdha për strategjitë diplomatike dhe politike të Hamasit.
Në shtatorin e vitit të kaluar, 65-vjeçari i kishte mbijetuar një sulmi ajror izraelit, i cili në shënjestër kishte një takim të krerëve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha.
Pesë anëtarë të rangjeve më të ulëta ishin vrarë, përfshirë njërin nga bijtë e tij.