Haliti: Zbardhja e të vërtetës për Deharin do të zbardhte edhe manipulimin e Kurtit përmes emrit të tij
Analisti i politikës, Afrim Haliti është përfshirë në debatin që po bëhet pas pretendimeve të ngritura nga deputeti i VV-së, Haki Abazi për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.
Haliti ka thënë se është kotë që të kërkohet drejtësi nga Qeverisë Kurti për Astrit Deharin.
Ai ka shkruar në Facebook se nëse Kurti do të zbardhte rastin e Deharit, atëherë do të zbardhte manipulimet që i ka bërë ndaj qytetarëve përmes emrit të tij.
“Kur shkalla e manipulimeve dhe gënjeshtrave të Albin Kurtit fillon të zbardhet do të jetë e njejtë me efektin që m*ti ka kur godet ventilatorin.” – ka shkruar ndër të tjera ajo.
Shkrimi i plotë i tij:
Është fare e kotë të kërkohet nga kjo qeveri drejtësi për Astrit Deharin.
Albin Kurtit dhe kësaj qeverie nuk i konvenon drejtësia për Astrit Deharin sepse kjo drejtësi do të nënkuptonte padrejtësi për të gjithë ata që e kanë votuar këtë parti përfshi prindërit dhe familjen e Astritit.
Zbardhja e të vërtetës për Astrit Deharin do të zbardhte edhe shkallën e manipulimit që Albin Kurti i ka bërë qytetarëve Kosovarë përmes emrit të tij.
Dhe kjo zbardhje e së vërtetës do të jetë një ndër njollat më të zeza që Albin Kurti do të mbajë në historikun e tij.
Kur shkalla e manipulimeve dhe gënjeshtrave të Albin Kurtit fillon të zbardhet do të jetë e njejtë me efektin që m*ti ka kur godet ventilatorin.
