Haliti publikon foto të vjetra me Thaçin dhe Veselin: “Nostalgji për të kaluarën”
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka publikuar disa fotografi me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në një postim nostalgjie në Facebook. Ish-presidenti Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadriu gjenden aktualisht në Hagë ku po gjykohen për krime të pretenduara.
“Me Hashimin e Kadriun krah për krah … Nostalgji për të kaluarën.” – ka shkruar Haliti.