Haliti për videon e VV-së: Çka s’kemi është listë e gjatë, kemi gënjeshtra e manipulime në baza ditore - NACIONALE

Haliti për videon e VV-së: Çka s’kemi është listë e gjatë, kemi gënjeshtra e manipulime në baza ditore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti, Afrim Haliti ka regauar pas publikimit të një video nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me të arriturat.

Haliti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kryeministri Kurti me vite të tëra ka gënjyer.

Sipas tij, Kurti përmes gënjeshtrave e mashtrimeve ka ardhë në pushtet si një populist duke ofruar zgjidhje jashtëzakonisht të thjeshta për të gjitha problemet, madje edhe duke i krijuar vetë ato të paqenat.

Këto gënjeshtra dhe mashtrime ai i përdorë që përmes propagandës të ushtroj manipulimin e popullatës. Prandaj ai autorizon videot propaganduese të partisë së tij, shih ti, gjatë kohës sa vetë qeverisë me 51% vota të fituara, dhe me shumicë në parlament”, ka shkruar Haliti në Facebook.

Haliti tutje ka thënë sipas mësimeve të Zhizhekut mbi propagandën, Albin Kurti nuk e shfrytëzon atë vetëm për përhapjen e informacionit të rremë dhe mashtrues, por e shfrytëzon edhe në përpjekje për krijimin e një sensi kuptimi dhe qëllimi për njerëzit.

Sipas të njejtave mësime, Albin Kurti përmes propagandës mundohet që të sigurojë një “tërësi Tjetër” nga “Ata”, një të tillë të idealizuar në shoqëri ku besimtarët, oportunistët amorf të situatës, urrejtësit e gjithçkaje e bythëlëpirësit e rëndomtë do të përpiqeshin të bëhen pjesë e saj. Përmes kësaj propagande, Albini përpiqet që këtyre kategorive të lartëpërmendura t’u krijojë ndjenjën e besimit dhe identitetit të përbashkët duke u ofruar atyre ndjenjën e përkatësisë, dhe krejt këtë në kurriz të “Atyre””, ka shkruar tutje ai.

Haliti tutje ka thënë se ajo se çfarë nuk kemi është listë e gjatë e çka kemi, kemi gënjeshtra, mashtrime e manipulime në baza ditore.

Çka s’kemi është listë e gjatë e çka kemi, kemi gënjeshtra, mashtrime e manipulime në baza ditore!Po nime, kemi edhe Republikën e mundësuar dhe shpallur nga subjektet në videon e Vetëvendosjes!Në vend të manipulimeve, ruajeni atë Republikë sepse është më e shtrenjtë dhe më e shenjtë se ju”, përfundon statusi i tij.

Lajme të ngjashme