Haliti: Nëse Osmani koketon me opozitën, mund ta dobësonte Kurtin
Xhavit Haliti, deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me çështjen e përplasjeve të mundshme brenda pushtetit, në mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Halitit, nëse presidentja Osmani bashkëpunon me opozitën, “mund ta dobësonte shumë Albinin”.
“Kokëtimi politik i presidentes me opozitën dhe hapja e kartave publikisht, mund ta dobësonte shumë Albinin, që do të ndikonte shumë në tkurrjen e elektoratit të VV. Si pasojë, opozita aktuale do të kishte shanse të shumta që VV’ja të mbetet në opozitë”, tha Haliti për Blic.