Haliti: Mirë që Edi Rama u pajtu me LDK-në, herën e kalume gjysma e deputetëve dolën
Xhavit Haliti, politikan veteran i Partisë Demokratike të Kosovës, duket se ka ironizuar me pjesëmarrjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Mirë që u pajtu [Edi Rama] me LDK-në, se kur ke herën e kalume, gjysa e deputetëve t’LDK-së dulën prej sallës së Kuvendit” – tha Haliti në televizionin “Dukagjini”.
Kur gazetari Ermal Panduri e plotësoi, duke thënë “as tash nuk nejtën shumë”, Haliti vazhdoi:
“S’di, m’doket disa kanë nejtë, nuk e di a kanë dalë krejt, po gjysa kanë dalë jashtë, se filloi me folë dikush që ka ardhë prej ku me ditë kuhit, a po din…”