Haliti: Me KFOR-in s’ka këllqe askush të konfrontohet, të çon te vendi me u flladit - NACIONALE

Haliti: Me KFOR-in s’ka këllqe askush të konfrontohet, të çon te vendi me u flladit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se nuk bën të konfrontohet me KFOR-it.

Kjo pas deklaratave të Qeverisë dhe zhvillimeve të fundit në lidhje me Urën e Ibrit.

Ai është shprehur se KFOR nuk do përplasje publike.

”Me KFOR-in s’ka këllqe askush të konfrontohet, KFOR ta ngjet për rypi dhe te qon atje te vendi ku është me u flladit, me u konfrontu me KFOR nuk ia ban askujt. Por meqenëse ata janë me status te veçantë dhe nuk duan te kenë përplasje publike dhe po na ruajnë." - tha Haliti, sipas “RTV21”.

Lajme të ngjashme